Pamje nga drama "Qëndrina" të autorit Halil Zendeli




Sot ne ora 16:00 Sh.K.A. "Jahi HASANI"- grupin artistik te valleve dhe te këngëve, e vizitoi koreografi i njohur nga Kosova njeherit edhe drejtor i pergjithshem i Ansamblit shtetëror të Këngëve dhe Valleve te Kosovës "SHOTA" profesori i nderuar Dilaver Kryeziu.


Ne vizitën e tij bashkë me asistenten e tij Valentina ai u njoftua me grupin artistik të valleve dhe këngëve. Ai b[ri një vështrim kritik të përgjithshëm ndaj valltarëve, dhe ndaj grupit instrumental bashkë me solistët qe këndojnë për Sh.K.A. "Jahi Hasani".


Prof. Dilaver Kryeziun do ta kemi mysafir për disa jave me rradhë në rolin e koreografit, me qëllim që ta pasurojmë repertoarin e grupit me disa valle te reja.

Viti 2011 vazhdon të jetë po aq i suksesshëm sa viti i kaluar për Shoqërinë Kulturo Artistike “Jahi Hasani”. ”Kostumografia me autoktone”, është çmimi i fundit i arritur i kësaj shoqërie në festivalin “Flakadani Karadakut”, që u mbajt në Viti të Kosovës.
Valdet Iseini, udhëheqës artistik i shoqërisë, thotë se ky çmim u fitua në përgjithësi nga grupi artistik por veçanërisht duhet të theksohet veshja e vajzave te grupit.
Krahas pjesëmarrjes në festivalin “Flakadani Karadakut”, që u mbajt në Viti të Kosovës, Shoqëria Kulturo Artistike “Jahi Hasani”, paralajmëron pjesëmarrje të tjera në evenimente të ndryshme kulturore si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.
Në vijim e sipër është begatimi dhe freskimi i programit artistik të Shoqërisë Kulturo Artistike “Jahi Hasani”. Për këtë qëllim, janë angazhuar profesionistë më në zë nga gjitha trojet shqiptare. Shoqëria Kulturo Artistike “Jahi Hasani” gjatë fundvitit të kaluar kremtojë 36 vjetorin e themelimit.
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...