Qyteti i Tetovës, për të 17 herë me radhë do të jetë nikoqir i Festivalit folklorik “Sharri Këndon”, i cili këtë vit fillon më 24 qershor dhe përfundon me 25 qershor. Për këtë vit janë paraparë vetëm dy net të festivali dhe jo si herëve tjera nga tri net. Kryetari i Këshillit organizativ të festivalit, Haki Fazliu, të enjten theksoi se në edicionin e 17 me radhë të Festivalit do të marrin pjesë 10 shoqëri kulturo-artistike nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. ”Janë bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të këtij festivali dhe për të vazhduar traditën e cila ka filluar në 17 vite më parë, pikërisht në qytetin e Tetovës. 10 shoqëritë pjesëmarrëse me vete do të sjellin folklorin dhe traditën e tyre nga rajonet ku veprojnë dhe shpresojmë se festivali do të jetë i mirëpritur. Festivali do të fillojë në orën 17.00 me defilenë e grupeve pjesëmarrëse nga shkolla fillore Naim Frashëri e deri te Qendra për kulturë”, tha Fazliu. I pyetur për financimin e festivalin, drejtori Haki Fazliu tha se festivali financohet nga Ministria e Kulturës dhe Këshilli i komunës së Tetovës. Në natën e parë do të prezantohen shoqëritë kulturo-artistike BESA e Gostivarit, JEHONA e Koroshishtës, STRAJANI e Gostivarit, VALËT E LIQENIT nga Strugë, JEHONA e Malësisë së Sharrit. Në natën e dytë në skenë do të paraqiten shoqëritë JETA E RE nga Sllupçani, Shoqata e rapsodëve HIVZI SULEJMANI - Prishtinë, JAHI HASANI - Çegran, IBE PALIKUQI - Shkup dhe grupi nga FIERI –Shqipëri.(U.H)
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...