Festivali Oda Dibrane ka nisur jetën e tij që në vitin 1994 në Peshkopi, Shqipëri dhe është kthyer tashme në një takim – tradite ku kjo e fundit pasqyrohej në një gjini krejt të veçantë, në atë të këngës dhe valles humoristike, ritit dhe al...egorisë.
Ky festival ka për qëllim të bashkojë artistë shqiptar ngado që ndodhen pavarësisht nga kufijtë me idenë që “Oda Dibrane” do të jetë mikpritëse e “ Odës Shqiptare”. Ky është një takim origjinal në llojin e vet i cili synon të rizgjojë vlerat e papërsëritshme të kulturës sonë në kuadrin edhe të turizmit kulturor. Në këtë festival paraqiten rite të lashta si dhe vegla karakteristike muzikore mbarëshqiptare.
Në ditët e Festivalit zhvillohen gjithashtu edhe biseda të ndryshme, ekspozita fotografike me motive folklorike, ekspozite e arteve figurative te piktoreve dibranë, vizita në monumente të kulturës së zonës, etj

Oda Dibrane në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut. Ajo është simbol i vatrës së besës e bujarisë, qëndresës e trimërisë shqiptare, ku bëheshin kuvende,ceremoni në raste gëzimesh e fatkeqësish, ku shpalosej mençuria dhe urtësia e këtij populli. Oda ka shërbyer ndërkohë edhe si vendi ku thureshin e merrnin udhë këngët e bukura epike e lirike, ku festohej e gëzohej, ku kumbonte kënga apo niste gjëma, ku pritej e përcillej miku i shtëpisë, ku përdoreshin fjalë të urta dhe dialogu alegorik. Në këtë “Odë”, fjala kishte peshë shumë të rëndë. Jo më kot thuhej se: kur të shkosh në “Odën e Dibrës” duhet të marrësh me vete "një metër, një kandar dhe një thikë me dy presa".
jë metër, një kandar dhe një thikë me dy presa".

Për pese nete me radhe  Drenasi ishte arene e defilimit te vlerave te trashegimise kulturore e muzikore te  revistës se folklorit burimor kombëtar kui ansamble e grupe folklorike, rapsode tete gjitha trevave shqiptare nga Republika e Kosoves , Republikae Shqiperise, Republika e Maqedonise dhe Republikae Malit teZi prezantuan me mjaft sukses kenget, vallet dhe lojërat popullore duke shpalosur keshtu raritetet e rralla te popullit tone.Ne nbrenjen finale juria ne perberje. Adem Zejnullahu kryetar, dhe Rexhep Çeliku mjeshter i punes,Gani Buqinca muzikolog, Zijadin Gashi etnomuzikolog dhe Fitim Qaushi etnofolklorist, ndane çmimet per ansamblet, grupet dhe rapsodet me te mire. Çmimin kryesor kurora efestivalit me merite iu nga  SHKA Bajram Curri nga Romaja e Hasit per prezentim origjinal te dasmes hasjane, çmimi i pare iu nda Ansamblit folklorik Emin Duraku ngaZhuri, vendi dyte iu nda Ansamblit autokton Rougovadhe Ansamblit te shoqates kulturore Skampa nga Elbasani,ndersa vendi i trete iu nda SHKA "Jahi Hasani" nga Çegrani, SHKA Shote Galica Drenas dhe Ansamblit folklorik Vaqe Zela Lushnje, Juria ndau edhe çmime tjera speciale si çmime karriere e çmmime post mortum.Ne pergjithesi edhe nga juria por edhe te pranishmit dhe ekspertet e folklorit RFBK u vleresua si nje nga ngjarjet me te rendesishme kulturore ne te gjitha trevat shqiptare.

Diplomë dhuruar SH.K.A "JAHI HASANI" - ÇEGRAN, me rastin e fitimit te vendit të 3-të në Festivalin Folklorik "Drenas 2010"



Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...