Shoqëria kulturore artistike "Jahi Hasani" nga Çegrani, është themeluar nëvitin 1974 por zanafillën e ka më herët. Është themeluar nga entuziastë të dhënë mbas muzikës burimore, folklorike, të cilët shpeshherë grumbulloheshin nëpër vende të caktuara të katundit, për të egzekutuar këtë lloj muzike. Së pari këngët e vjetra i këndonin duke i përcjellë me çifteli, fyell, lugë, sharki kënduar nga zëra polifonik të burrave më të moshuar. Më vonë rrodhi idea që të bëhet një organizim më i mirëfilltë, me qëllim që të grumbullohen edhe talentë tjerë dhe aktiviteti të pasurohet me përmbajtje të reja. Kështu edhe u themelua shoqëria e fshatit, duke ia ngjitur emrin, heroit të rënë në luftën e dytë botërore, kundër fashizmit, Jahi Hasani nga fshati Çegran. Në fillim përveç se funskiononte ansambli i folklorit (grupi i instrumentalistëve) poashtu u themelua edhe grupi i dramës nën udhëheqjen e arsimtarit Rami Memedi, i cili me sukses pregaditi dhe realizoi disa drama siq' ishin "Shtat Shaljanët" nga Ndrekë Luca (1927-1993), drama historike me pesë akte e të cilit, ka në qendër luftën për autonomi të fiseve malësore të Shqipërisë së veriut në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë) , "Nora" nga Andrea Skanjeti (1906-1992), që në fillim u shqua e më pas u përndoq për pjesën e tij me tri akte Nora, heroina e bjeshkëve, Tiranë 1961, me ngjarje të viteve 1632-1639;), "Toka jonë" nga Kolë Jakova, "Qëndrina" nga autori Halil Zendeli ... etj.
Kategoritë
- Aktivitete (39)
- Arkiv (7)
- Audio (1)
- Certifikata (1)
- Diploma (7)
- Festivalet (48)
- Ftesa (29)
- Gazetat (28)
- Guestbook (1)
- Internet (3)
- Mirënjohje (15)
- Njoftime (8)
- Pllakat (8)
- Shpërblime (14)
- Video (28)