Qindra qytetarë morën pjesë në manifestimin tanimë tradicional të cilin e organizon Komuna e Gostivarit “Dita e piteve” dhe shijuan specialitetet tradicionale nga treva e Gostivarit me përbërje brumore.Sivjet “Dita e piteve” u mbajt në amfiteatrin e hapur pranë lumit Vardar, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij manifestimi u përkujdesën Zyra për zhvillim ekonomik lokal dhe implementim të projekteve në partneritet me Shoqatën për kultivim të dhenve në Maqedoninë perëndimore dhe SHKA Jahi Hasani nga fshati Çegran.Qytetarët e shumtë nga Gostivari dhe vendbanime tjera, patën mundësinë të shijojnë nga specialitetet e shumta të përgatitura nga amviset e shkathëta si dhe të përcjellin programin kulturor nga SHKA Jahi Hasani nga fshati Çegran me këngë, valle dhe rrite folklorike.Ketu mund te shikoni disa fotografi nga Manifestimi "DITA E PITEVE" (kliko te linku me posht)
“Amviset tona me shkathtësitë e tyre mund t’u konkurrojnë edhe gastronomëve më të njohur botëror ” tha mes tjerash kryetari i komunë së Gostivarit Rufi Osmani, në fjalimin e tij të shkurtër para të pranishmëve.
http://www.flickr.com//photos/komunagv/sets/72157627205383199/show/
Faleminderit Mirembetshi... Merlind R.