Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, në organizim të Komunës së Bajrampashës dhe me mbështetje të Komunës së Gostivarit në cilësinë e nikoqirit, mbrëmë nën moton “Vëllazëria nuk njeh kufij”, u shtrua iftar për rreth një mijë besimtarë myslimanë.
Në këtë ngjarje madhështore miqësore morën pjesë kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani, kryetari aktual i komunës së Bajrampashës Atila Ajdëner dhe ish kryetari i të njëjtës komunë Hysein Byrge, ministri i arsimit të Turqisë Omer Binçer, ministri pa resor në Qeverinë e RM-së Hadi Nezir, deputetë në parlamentin e Turqisë dhe të Maqedonisë, myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu dhe personalitete tjera politike shoqërore dhe fetare nga Maqedonia dhe Turqia.

Pas iftarit të përbashkët, lutjen që Allahu t’ua bëjë kabull ditën e agjëruar të gjithë besimtarëve të pranishëm, e bëri myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu.
Të pranishmëve, në cilësinë e nikoqirit iu drejtua, kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani i cili përshëndeti mysafirët e lartë nga Turqia dhe i falënderoi për iftarin e shtruar për të dytin vit radhazi.
Të pranishmëve me fjalime rasti iu drejtuan edhe kryetari i komunës Bajrampasha, ministri i arsimit të Turqisë, si dhe ministri pa resor në qeverinë e Maqedonisë Hadi Nezir.