U mbajt Vëllazëria nuk njeh kufij – Iftar të madh në Gostivar


Gostivari ishte nikoqir i manifestimit “Ramazani në Ballkan” të organizuar nga Komuna Bajrampasha (Republika e Turqisë) në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, manifestim ky që për çdo vit mbahet në disa vende ballkanike.
Konvoji i bereqetit nën moton “Vëllazëria nuk njeh kufij” më 16 gusht 2011 me fillim në orën 19:00 te parkingu përballë Shtëpisë së kulturës u organizua iftar i madh, në të cilin u sherbye  ushqim për qytetarët.
Në iftarë ishin prezent kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, delegacion i lartë prej komunës së Bajrampashës, kryetarë komunash dhe deputetë të parlamentit të Turqisë, si dhe Shoqeria Kulturore Artistike "Jahi Hasani" - Çegran-Gostivar qe prezantoi para publikut dy valle te bukura tradicionale shqiptare nga grupi artistik i valleve.
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...