“Jahi Hasani”, kthehet me 2 çmime nga Tirana


Dy çmime të rëndësishme janë ndarë për Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” nga Gostivari në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar të Valles Popullore Tradicionale në Tiranë. Berat Xhelili dhe Erxhan Abduli morën dy margaritarë nga kryeqendra shqiptare. Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” është prezantuar me dy valle dhe një këngë folklorike autoktone të Pollogut dhe Çegranit.

“Patëm një prezantim të mirë, ku u paraqitem me këngë dhe valle folklorike autoktone si dhe me kostume nga “Mali i Thatë”, ku paraqitja jonë zgjoi interesim të madh. 

E veçanta ishte se ne u paraqitëm me program Live, ku edhe morëm dy çmime, çmimi për Program të dalluar dhe çmimi për karrierë”, tha drejtori i SH.K.A “Jahi Hasani”, Zani Memedi.
Festivali që sivjet është mbajtur në kuadër të themelimit të shtetit shqiptar, vjen si organizim i Shoqatës Kulturore Artistike “Ahmet Zogu”, nga Tirana, kurse pjesëmarrës ka qenë edhe Princi Leka II. Kanë marr pjesë shoqëri kulturore artistike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore, Mali i Zi. Nga Maqedonia ka marr pjesë edhe Shoqëria Kulturore – Artistike “Jehona e Malësisë” – Tetovë./TV2
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...