Sh.K.A "Jahi Hasani" -Cegran ju uron festen e Vitit te Ri dhe shpresojme qe viti i ardhshem te jete si viti qe do leme pas me suksese, shendet, fat dhe lumturi... :)
Shoqeria Kulturore Artistike realizoi me sukses koncertin tradicional qe e mban cdo vit ne fund te vitit, me crast ben nje permbledhje te aritjeve dhe sukseseve te vitit perkates te gjitha keto i prezantoi para publikut, dhe para familjareve te anetareve te ShKA Jahi Hasani-t.
Gjithashtu per here te pare ne gjith historine e ShKA Jahi Hasani u prezantua nje grup i ri vallteresh/ësh te cilet e luajten "Vallen e Shotes" me koreografi nga Vildan Saliu.Ne koncertin e fundvitit i prezantuam me shume se gjysmen e repertoarit tone artistik te valleve, dhe kengeve.
Kenaqesia me e madhe e festivalit ishin mysafiret tane nga Struga me sakte Sh.K.A. "Valet e Liqenit" - Ladorisht, te cilet me plot kenaqesi erdhen dhe prezantuan disa pika artistike para publikut tone.
Kerkoj ndjese qe keto lajme dhe te tjera nuk kemi mundur ti pregatisim me kohe per shkaqe teknike por ne te ardhmen do jete gjithcka ne regull. (adm Merlind.R)
Me date 24-dhjetor-2011 ne ora 18:00 Sh.K.A Jahi Hasani ka organizuar nje koncert ne Qendren per Kulture ne GOSTIVAR, koncerti ogranizohet per tre vite me radhe dhe eshte bere si tradite per shoqerine tone, kesaj radhe do mbahet ne qytet ndryshe nga vitet e kaluara qe eshte mbajtur ne f. Çegran.
Mysafire do jete Shoqeria Kulturore Artistike "Valet e Liqenit"- Ladorishte, STRUGE, qe do prezantojne valle dhe kenge popullore te krahines se tyre, gjithashtu do jete edhe kengetari i njohur i kenges popullore nga Gostivari Nebi Halili, mysafire do jene edhe Mejreme Kurti dhe Bajramali Idrizi.
Ju Mirepresim te na ndiqni ne Pallatin e Kultures ne Gostivar. FALEMINDERIT

E Hene 12-12-2011 Sh.K.A "Jahi Hasani" niset per ne kreqytet me ftese te televizionit Alsat-M qe te mare pjese ne disa incizime qe do behen ne nje hotel ne Shkup.
Shoqeria Kulturore Artistike "JAHI HASANI" atje do prezantohet me Vallen me motive nga Librazhdi dhe shoqerues ne skene te disa kengetareve qe do te marin pjese atje.
Per me shume do ju informojme ne ditet ne vijim.
Me respekt ekipi i Sh.K.A. " JAHI HASANI" ----(adm MR)
Valle me motive patriotike e punuar nga Prof. Vildan Saliu dhe Dr.Valdet Iseini dy koreografet me me merite ne gjithe ekipin e valleve ne grupin Jahi Hasani.
Kjo valle per here te pare u performua ne Pallatin e Kultures ne Gostivar me rastin e Festes se PAVARSISE me 28 nentor 2010, ne Tetove, Bosnje dhe shum skena te tjera nderkombetare, e luajtur me sukses dhe bukuri te madhe dhe patriotike ka mare shum levdata, si koreografet ashtu edhe valltaret.
Per here te pare ne skene e sollen grupi i valleve i Jahi Hasanit me solist Merlind Ramadani dhe Salije Beqiri.
Ju Faleminderit.

Vallja e Librazhdit
Kategoria : Video
Vallja me e fundit e grupit te valleve nga ekipi i Jahi Hasani-t. Kjo valle u prezantua per here te pare ne pallatin e kultures ne Gostivar, me koreografi nga prof.Dilaver Kryeziu dhe me asistimin e dy koreografeve tone Vildan Saliu dhe Valdet Iseini.
Gjithashtu vlen te permendim edhe dy valltaret me me merite ne kete valle Mahir Azizi dhe dhe Mulqie Aqifi të cilët e udhehoqen vallen ne perforimin e saj te pare ne Gostivar.
Valle me motive nga Librazhdi, e luajtur nga grupi ynë, .
Ju Faleminderit!
Mehmet Derralla lindi më 1843 në Gradec të Tetovës, Perandoria Osmane (sot Republika e Maqedonisë), Mehmet Deralla është regjistruar në memorjen historike, si një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878. Ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare. Mehmet Pashë Derralla ishte Ministri i Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë....Jeta
Arsimin fillor e mori në Tetovë, kurse atë të mesëm në Shkup. Pas shkollimit në vendlindje, ai ndoqi studimet e larta në Akademinë Ushtarake të Stambollit, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Pas diplomimit do të shërbente për disa vite në një regjiment këmbësorie në Anadoll dhe njëherazi, atij do t’i jepej e drejta për të ndjekur shkollën e lartë të Shtatmadhorisë në Stamboll, që ishte niveli më i lartë i arsimimit ushtarak në Turqi. Suksesi në karrierë falë aftësive dhe shkallës së lartë të përkushtimit në të gjitha detyrat e ngarkuara, do ta bënin Mehemtin që në moshën 35-vjeçare të përligjte kualitetet e titullit të “Pashait”, që nënkuptonte atë të gjeneralit. I graduar kështu me gradën më të lartë të kohës do të niste nga detyrat e reja që do t’i besonte komanda e lartë, fillimisht si komandues xhandarmërie në Bagdad të Irakut dhe, më vonë, në Halep të Sirisë për t’u transferuar më tej në Selanik, i cili në atë periudhë përfaqësonte një nga portet më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane në Ballkan. Prej Selanikut Mehmet Pashë Dërralla, do të merrte emërimin në vilajetin e Kosovës për të shërbyer në kryeqendrën e tij, në Shkup për të vijuar më vonë në funksionin e komandantit të qarkut të Prizrenit në të cilin bënte pjesë edhe Tetova, Gjakova dhe Luma. Pikërisht me këtë detyrë gjeneral Dëralla, do t’i jepte fund karrieres si oficer i Ushtrisë osmane. Më tej, për të fillon një karrierë tjetër, me një profil të ri. Ai në shenjë proteste hoqi spaletat dhe yjet e gjneralit të Ushtrisë turke dhe iu përkushtua çështjes kombëtare. Pas këtij momenti gjenerali u vu në dispozicion të Ushtrisë Vullnetare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Jemi në kohën kur Lëvizja Kombëtare Shqiptare kulmonte një moment historik. Mehmet Pashë Dërralla u caktua këshilltar i Sulejman Vokshit, i cili bënte detyrën e ministrit të Mbrojtjes të kabinetit qeveritar, Në të njëjtën linjë vazhdon aktiviteti atdhetar i Mehmet Dërrallës edhe pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit nga ushtria osmane e dërguar nga Stambolli. Prej këtij momenti trishtues, gjenerali Dërralla do të kontribuonte në Lidhjen e Pejës. Janë përpjekjet e personaliteteve shqiptare të vitit 1899, të cilët në drejtimin e Haxhi Zekës, ndërmorën aksionin për të realizuar atë që nuk mundi ta bënte Lidhja e Prizrenit. Sidoqoftë përballë taboreve osmane, kjo lëvizje detyrohet të dështojë. Në këtë krizë Mehmet Pashë Dërralla u kap nga forcat okupatore dhe u internua në shkretëtirat e Irakut prej nga u kthye aty nga viti 1908, falë një amnistie të përgjithshme, që u dha pas kryengritjes xhon-turke. Në situatën e mëvonnshme Mehmet Dërrallës, ju ofrua një fuksion i lartë në ushtrinë osmane, por ai e refuzoi prerazi, duke vënë në dukje se, tanimë i përkiste tjetër kauze që kishte të bënte me idealin kombëtar. Roli i Mehmet Pashë Dërrallës në organizimin dhe drejtimin e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të viteve 1910, 1911 dhe 1912. Ishin këto beteja që kulmuan me atë të verës së vitit 1912, e cila shënoi marrjen e Shkupit, ish- qendrës së vilajetit të Kosovës. Kryengritësit shqiptarë, tashmë tronditën tërë mjedisin ballkanik, në të cilin faktori shqiptar filloi të bëhej dominant. Në fokusin e lëvizjes së tyre u vendos në këtë periudhë shpërfillja e hegjemonizmit të shteteve fqinje siç ishte, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, të cilat prej kohësh investonin për strategjinë e tyre që kishte të bënte me mohimin e ekzistencën e kombit shqiptar, në mënyrë që të zgjeronin teritoret e tyre. Gjenerali Dëralla ishte një nga protagonistët kryesorë të qëndresës shekullore përballë sulmeve serbo-malazeze, të cilat synonin pushtimin e Shqipërisë veriore. Nën komandën e tij, luftëtarët shqiptarë i gozhduan forcat serbe në hapësirën ndërmjet Drinit të Bardhë e Drinit të Zi.Ministri i parë i Shtetit Shqiptar
Në zanafillën e shtetit të ri shqiptar, me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912, Kuvendi i mbledhur në Vlorë e në të cilin merrnin pjesë të gjitha viset shqiptare, ministër i Mbrojtjes i qeverisë së kryesuar nga Ismail Qemali, qe Mehmet Pashë Dërralla, i propozuar në këtë post të lartë nga Isa Boletini. Gjatë kohës dhe në shumë dokumente arkivore të kohës, Dërralla quhej dhe Kalkanderi, emër i Tetovës ku ai kishte lindur.
Ai, në moshën 35-vjeçare u gradua Pasha (Gjeneral) i Perandorisë Osmane. Dita e Festës Kombëtare të Ushtrisë, 4 dhjetor 1912, kohë në të cilën qe ministër Mbrojtje, lidhet dhe me emrin e kontributin e Mehmet Dërrallës

Kategoritë
- Aktivitete (39)
- Arkiv (7)
- Audio (1)
- Certifikata (1)
- Diploma (7)
- Festivalet (48)
- Ftesa (29)
- Gazetat (28)
- Guestbook (1)
- Internet (3)
- Mirënjohje (15)
- Njoftime (8)
- Pllakat (8)
- Shpërblime (14)
- Video (28)