Emisionin komplet mund ta shkarkoni më poshtë.

Vërejtje : Nëse do të keni pengesa për të shiquar, instaloni codec të nevojshëm, Këtë mund ta bëni nëse klikoni mbi  foton djathtas
codecs


shkarko1


shkarko2

Nëse dëshironi këtë video në faqen tuaj, kopjoni kodin më poshtë:

<iframe width="480" height="390" src="http://www.youtube.com/embed/eSiyvZkLe1o?rel=0" frameborder="0" allowfullscreen></iframe>

Kanë vazhduar sukseset e njëpasnjëshme të Shoqërisë Kulturore Artistike “Jahi Hasani” , nga Çegrani. Së fundi, kjo shoqëri është kthyer nga Prizreni i Kosovës me dy çmime të rëndësishme. Si shoqëri e vetme shqiptare nga Maqedonia, Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani”, ka arritur te merr çmimin për paraqitja skenike më të bukur si dhe çmimin për instrumentalit më të mirë të festivalit.
“Këto çmime edhe një herë dëshmuan se ne i përfaqësuam 800 mijë shqiptarë në të gjithë  Maqedoninë, duke treguar se jemi ndër më të mirët”, tha mes tjerash kryetari i shoqërisë”
Zani Memedi.
Të entuziazmuar shprehen edhe anëtarët e shoqërisë, Albina Muharemi, valltare, thotë se “me përkushtim dhe angazhim maksimal, arritëm të përgatisim një program të begatshëm folklorik i cili i vlerësua me dy çmime”.
Për kryetarin e shoqërisë, Zani Memedi, e ardhmja do të jetë akoma më e ngjeshur për anëtarët dhe stafin e kësaj shoqërie, duke paralajmëruar aktivitete dhe pjesëmarrja në më tepër evenimente kulturore si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.
Së fundi, Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” , nga Çegrani i Gostivarit, ka pasur prezantim të programit të tyre edhe në Radio Televizionin e Kosovës.
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...