Ftese e papritur ne adrese te Sh.K.A. JAHI HASANI nga Radio Televizioni i Maqedonise (MTV2) per disa incizime te fundvitit.

Per me shume do ju informojme ne vazhdim. Ju faleminderit.
E Hënë 28 nentor 2011 - URIME FESTEN E PAVARSISE 


Sh.k.a. "Jahi Hasani" sot me sukses mori pjese ne nje manifestim ne Sh.f.q Perparimi ne Çegran ku prezantoi nje valle dhe nje pike muzikore.
Grupi artistik JAHI HASANI sot gjalleroi ate skene te madhe ne fshatin Gradec.
Sot shoqeria jone para nje publiku te madh me mbi 4-5 mije njerez, performoi vallen e RUDINES valle me motive patriotike qe i shtoi ketij perurimi apo manifestimin per hir te deshmorit Deralla nje kenaqesi dhe nje jehone te embel dhe patriotike.
Dhe ne fund ne Qendren per Kulture ne GOSTIVAR, u prezantuam me 3 valle, tre valle qe dhane jehone, vallet qe buzeqeshen dhe emocionuan publikun, me sukses te madh prezantuam Vallen "Dasma e GOSTIVARIT" dhe Vallen e PAVARSISE kurse ne fund per here te pare doli ne skene vallja me e re ne repertoarin tone VALLJA me Motive nga Librazhdi qe u ekzekutua ne menyre te pabesueshme nga grupi i valltareve/ëve.

(video e incizuar ne fshatin gradec)

Gradeci përkujton Mehmet Pashë Derallën
Festa e 28 nëntorit, për banorët e fshatit Gradec, do të jetë një festë e dyfishtë. Pikërisht në këtë datë, në fshatin e tij të lindjes do të ngrihet busti i heroit kombëtar Mehmet Pashë Derralla, i njohur në analet e historisë si ministër i parë i mbrojtjes në qeverinë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemali. Në ditën e flamurit, po ashtu do të përurohet edhe lapidari i lirisë që u dedikohet të ekzekutuarve të masakrës së Gradecit gjatë fillimit të shekullit XX. Neset Dauti, i ngarkuar për marrëdhënie me publikun nga Këshilli Organizativ, potencoi se në organizimin qendror të 28 nëntorit, të ftuar janë edhe ministrat e mbrojtjes të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, Fatmir Besimi, Arben Imami dhe Agim Çeku. Gjithashtu ne kete manifestim dhe me rastin e ngritjen e bustit te Pashait do mare pjese Sh.K.A. "JAHI HASANI" me disa pika artistike. Poashtu me 28 Nentor ne mbremje do jemi ne Pallatin e kultures ne Gostivar ku do te promovojme vallen me te re ne repertoarin artistik te grupit artistik Jahi Hasani, Famleminderit ju Mirepresim.

Adm Merlind.R
               Me date 28 Nentor 2011 Sh.K.A. "Jahi Hasani" do te mare pjese ne manifestimin e pervjetshem te Dites se Pavarsise qe organizohet ne pallatin e kultures ne Gostivar.

              Kete radhe Sh.K.A. "Jahi Hasani" do jete me surpriza, veshje kombetare te reja dhe te stilizuara qe u mundesuan nga konfeksioni i tekstilit "Medina-Tex" me pronar z.Ramazan Ibishi nga Gostivari, dhe promovimi i valles me te re me koreograf prof. Dilaver Kryeziu dhe asistent Vildan Saliu pra "VALLJA E LIBRAZHDIT".
               Per hir te festes se pavaresise ne do te japim edhe disa valle si "Vallja e Rudines", "Vallja e Pavarsise" dhe te tjera.
 
Ju mirepresim me date 28.nentor ne Pallatin e Kultures ne Gostivar.
Faleminderit dhe Mirembetshi.
Me respekt ekipi artistik i Sh.K.A. "Jahi Hasani"
(adm: Merlind.R.)
Ne fillim gezuar festen e Kurban Bajramit, ju urojme shendet fat dhe lumturi ne jete.

Sot me ora 18:00 ne sheshin e qytetit ne Gostivar do te organizohet nje koncert per hir te festes Islame KURBAN BAJRAMI, ne kete koncert apo manifestim do te mare pjese nje nder kengetaret me te mira ne estraden shqiptare Violete Kukaj, gjithashtu do te mare pjese kori i Medresese ne Gostivar me disa ilahije dhe recitate islamike, per ta zbukuruar kete feste te madhe organizatoret e ketij manifestimi ftuan Shoqerine Kulturore Artistike "Jahi Hasani" e cila do prezantohet me dy valle me muzike te gjalle me curle e tupana qe do jehojne ne sheshin e qytetit te Gostivarit.

Me repsekt anetaret e Sh.K.A. "Jahi Hasani" - Çegran ------ Ju Mirepresim



Adm: Merlind R
Shoqeria Kulturore Artistike "JAHI HASANI" koheve te fundit ka bere disa pergatitje intensive per te pasuruar repertoain artistik te saj, i gjith ekipi artistik ne krye me Zani Memedi kane pritur disa here me radhe ne ambientet e saj prof. Dilaver Kryeziu i cili eshte ne perfundim te valles me te re per grupin me me shume sukses ne dy vitet e fundit ne Maqedoni.
Gjithashtu keto dite ne vijim jane bere edhe disa riparime te halles ku mbahenin provat e valleve, gjithashtu drejtori i shoqerise ka siguruar apo te themi e ka kompletuar grupin artistik te valleve me  "veshje kombetare" te reja tipike te koheve te vjetra Çegranase dhe rethit te Pollogut.
Shoqeria Kulturore Artistike "JAHI HASANI" me 6 nentor 2011 ora 18;00 ne sheshin e qytetit ne Gostivar do te performoje 2 valle dhe disa pika te tjera artistike per hire te festes se "Kurban Bajramit".

Ne nuk ndalemi me kaq, si gjithmone te suksesshem kudo qe shkojme, me nje miqesi te pafund, me shum vullnet dhe deshire çajme rrugen permes problemeve te shumta drejt suksesit dhe ruajtjes se gjithckaje qe eshte shqipetare.
Surpriza te medha ne javet qe vijojne, surpriza qe do e bejne qe Çegrani te njihet per suksese, arritje, jehone dhe nje te nje te ardhme te lavdishme.

Me Respekt
I gjith ekipi i Sh.k.a "JAHI HASANI"- Cegran
Adm: merlind.r.

28.10.2011
Rreth 500 nxënës nga 32 shkolla të mesme profesionale nga e gjithë Maqedonia, ishin pjesë e manifestimit tradicional “Randevu arsimore”, nikoqir i të cilit sivjet ishte Shkolla e mesme ekonomike komunale e Gostivarit.

Ky manifestim i cili ka karakter garues, organizohet për të 6-ën herë radhazi nga ana e Asociacionit Rinor të Shkollave të Mesme Profesionale të Maqedonisë (MASSUM).

Në emër të kryetarit të komunës, të pranishmit në hapjen solemne të manifestimit i përshëndeti dhe u uroi sukses udhëheqësi i Sektorit për arsim, Shpend Kaprolli. “Në fjalët që u thanë nga konfernsieret në lidhje me mikpritjen gostivarase, mendoj se jeni bindur që në fillim  të qëndrimit tuaj në Gostivar. Komuna e Gostivarit investon në arsim dhe mbështet çdo aktivitet dhe manifestim në drejtim të përparimit të të rinjve, sepse rinia është ardhmëria jonë. Uroj që të kaloni çaste të bukura në qytetin tonë, ndërsa në gara të arrini rezultate sa më të mira”, tha mes tjerash z. Kaprolli.
“28 tetori I vitit 2011 do të shënohet në analet e shkollës sonë, krahas ditëve tjera të suksesshme në historikun e kësaj shkolle. Shpresoj se do të tregohemi nikoqirë të mirë dhe prej Gostivari do të bartni ,e vete kujtime të mira”, tha drejtori I shkollës, Toni Efremoski.
“Përgëzoj nxënësit e shkollës sonë dhe stafin mësimdhënës të cilët asistuan në organizimin e mrekullueshëm të këtij evenimenti”, theksoi zv/drejtori, Shpëtim Elezi.

Hapja solemne u përcoll edhe me një program kulturor zbavitës nga Shoqeria Kulturore Artistike "Jahi Hasani" , si dhe një koktej me ushqime tradicionale gostivarase.

Nxënësit pjesëmarrës, në dy ditët e këtij manifestimi dëshmuan potencialet dhe shkathtësitë e tyre në përgatitjen e video reklamave, planeve të marketingu, intervista për punë, fjalim publik, dizajnim të faqeve elektronike, pllakate dhe fotografi.

Në kuadër të manifestimit, ndërmarrje të ndryshme të Gostivarit Manifestimin “Randevu arsimore” financiarisht e ndihmoi Komuna e Gostivarit.
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...