Mbi një mijë besimtarë në iftar të përbashkët

iftrbyrmps-t.jpg
30.08.10
Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, në oragnizim të Komunës së Bajrampashës dhe me mbështetje të Komunës së Gostivarit në cilësinë e nikoqirit, të premten, nën moton “Vëllazëria nuk njeh kufij”, u shtrua iftar për rreth një mijë besimtarë myslimanë.
Përfaqësues nga Komuna e Bajampashës, ambasada e Turqisë në Maqedoni,  Komuna dhe myftinia e Gostivarit, si dhe qytetarë të shumtë u lutën dhe hëngrën iftar bashkërisht. 
iftrbyrmps-1.jpg
 Lutjen pas iftarit e këndoi myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu i cili më pas mbajti një fjalim rasti. “Të gjithë iftaret janë të bukur sepse janë finalja e ditës së agjëruar, por ky iftar dallon nga të tjerët sepse sonte jemi bashkë me vëllezërit tanë nga komuna e Bajrampashës. I shprehi mirënjohje komunës së Gostivarit dhe kryetarit Rufi Osmani, njëherit në emër të të gjithë qytetarëve të myftinisë së Gostivarit, falënderoj Komunën e Bajrampashës për solidaritetin e treguar”, theskoi ef. Fetahu.

iftrbyrmps-4.jpg
Në emër të Komunës së Gostivarit dhe kryetarit Osmani, të pranishmit i përshëndeti kryetari Këshillit dr.Fadil Zendeli. “Porosia e këtij iftari të përbashkët është shumë domethënëse dhe vizionare. Ka të bëjë me miqësinë dhe vëllazërinë e Gostivarit me komunën e Bajrampashës dhe Turqinë në përgjithësi. Këto janë vlera të përbashkëta të cilat ne i kultivojmë”, theksoi mes tjerash dr.Zendeli.

iftrbyrmps-5.jpg
Kjo ngjarje, përveç me muzikë mistike dhe popullore turke siç ishte paraparë me  agjendë, u përcoll edhe me këngë dhe valle popullore shqipe në interpretim të AKVP “Besa”, SHKA “Jahi Hasani” nga Çegrani dhe SHKA "Lulet e Malësisë".
iftrbyrmps-2.jpg
Zyra për informime komunës së Gostivarit
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...