Gostivari, qyteti i dëshmuar për mikpritje bujare dhe për mjeshtërinë e gatimit, edhe sivjet organizon manifestimin “Dita e piteve”.

Amviset e shkathëta, prodhues të produkteve ushqimore, gastronomë dhe konditorë të shquar nga Gostivari dhe rrethina, të shtunën (30 korrik) do të ekspozojnë specialitetet e tyre me përbërje brumore.   

Manifestimin do të shoqërohet me program të pasur kulturor dhe me promovim të veshjeve tradicionale, veglave muzikore dhe rekuizitëve nga folklori ynë.

Në këtë manifestim, tanimë tradicional, do të jetë i pranishëm kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani dhe përfaqësues tjerë të pushtetit lokal, ndërsa janë ftuar edhe diplomatë dhe përfaqësues të organizatave dhe misioneve ndërkombëtare në vend.

Sivjet, manifestimi “Dita e piteve” do të mbahet në amfiteatrin e hapur, me çka do të bëhet edhe hapja solemne e shëtitores te lumi Vardar. Manifestimi do të fillojë në orën 18:00.

Ftohеn të gjithë qytetarët që me pjesëmarrjen e tyre ta madhështojnë këtë manifestim, të shijojnë specialitet tradicionale nga treva jonë.  




Gostivari, qyteti i dëshmuar për mikpritje bujare dhe për mjeshtërinë e gatimit, edhe sivjet organizoi manifestimin “Dita e piteve” ku si organizatore ishin Komuna e Gostivarit dhe Sh.K.A. "Jahi Hasani" - Cegran....
Sh.k.a. "Jahi Hasani" prezantoi këto pika artistike:
- "Se ç'po bien lodrat"- nga Mulqie Aqifi dhe Albina Muharemi (percjellë me cifteli nga Qazim Xh.)
- Vallja "Dasma e Gostivarit" - nga grupi artistik i valleve me koreografi te Prof. Dilaver Kryeziu
- Rrite dhe adete te vjetra te rrethit te Pollogut..
dtptmnfst-4.jpg


Katër çmime prestigjioze i kanë takuar Shoqërisë Kulturo Artistike “Jahi Hasani”, nga pjesëmarrja në festivalin ndërkombëtar të folklorit “Maoça 2011” të mbajtur në Bosnjë e Hercegovinë. Me këtë rast, në këtë festival ndërkombëtar është paraqitur në të katër netët, duke marrë kështu në të gjitha netët nga një çmim.
“Në Kllokotinicë të Dobojit morëm çmimin Paraqitja më e bukur, në Maoça të Bërçkos çmimin Grupi më atraktiv, ndërsa në f. Vuçkovci të Gradaçacit çmimin Kostumet më të bukura. Në natën e katërt e cila u mbajt në komunë Magllaj morëm çmimin Vallet më të bukura, ndërsa në Sarajevë para mërgimtarëve tanë u shfaqën me një program të pasur kulturor”, theksoi Zani Memedi, kryetari i Shoqërisë.
Pas kthimit nga atje, anëtarët e SHKA “Jahi Hasani” nga fshati Çegran, në mjediset e Komunës së Gostivarit, realizuan një takim me sekretarin Naxhi Xhelili, ku prezantuan sukseset e fundit të kësaj shoqërie në Festivalin ndërkombëtar të folklorit “Maoça 2011” në Bosnjë e Hercegovinë.
Pjesëmarrësit në këtë festival shpalosën impresionet e tyre dhe përvojat nga organizimi i tij, ndërsa u diskutua edhe për mundësinë e organizimit të një festivali ndërkombëtar folklorik në Gostivar, sipas modelit të festivalit “Moaça”.

“Komuna e Gostivarit gjithmonë ka qemë e gatshme të ndihmojë kulturën, e posaçërisht shoqëritë apo individët të cilët punojnë me përkushtim dhe arrijnë rezultate në fusha të ndryshme të kulturës”, theksoi sekretari Naxhi Xhelili.
Së fundi, kjo shoqëri është kthyer nga Prizreni i Kosovës me dy çmime të rëndësishme. Si shoqëri e vetme shqiptare nga Maqedonia, Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani”, ka arritur te merr çmimin për paraqitja skenike më të bukur si dhe çmimin për instrumentalit më të mirë të festivalit.
Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” , nga Çegrani i Gostivarit, brenda vitit
ka pasur prezantim të programit të tyre edhe në Radio Televizionin e Kosovës.
Të ariturat e SHKA "Jahi Hasani" në festivalin "Maoça 2011"

30.06.2011 Doboj Istok (fshati Kllokotnica) -  çmimi për paraqitjen më të bukur.
01.07.2011 Maoça - Grupi më atraktiv i festivalit.
03.07.2011 Gradaçac (fshati Vuçkovci) - çmimi për kostumet më të bukura.
04.07.2011 Magllaj - çmimi për vallet më të bukura.





Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...