TV2 Lajme - Katër çmime për “Jahi Hasani”-n


Katër çmime prestigjioze i kanë takuar Shoqërisë Kulturo Artistike “Jahi Hasani”, nga pjesëmarrja në festivalin ndërkombëtar të folklorit “Maoça 2011” të mbajtur në Bosnjë e Hercegovinë. Me këtë rast, në këtë festival ndërkombëtar është paraqitur në të katër netët, duke marrë kështu në të gjitha netët nga një çmim.
“Në Kllokotinicë të Dobojit morëm çmimin Paraqitja më e bukur, në Maoça të Bërçkos çmimin Grupi më atraktiv, ndërsa në f. Vuçkovci të Gradaçacit çmimin Kostumet më të bukura. Në natën e katërt e cila u mbajt në komunë Magllaj morëm çmimin Vallet më të bukura, ndërsa në Sarajevë para mërgimtarëve tanë u shfaqën me një program të pasur kulturor”, theksoi Zani Memedi, kryetari i Shoqërisë.
Pas kthimit nga atje, anëtarët e SHKA “Jahi Hasani” nga fshati Çegran, në mjediset e Komunës së Gostivarit, realizuan një takim me sekretarin Naxhi Xhelili, ku prezantuan sukseset e fundit të kësaj shoqërie në Festivalin ndërkombëtar të folklorit “Maoça 2011” në Bosnjë e Hercegovinë.
Pjesëmarrësit në këtë festival shpalosën impresionet e tyre dhe përvojat nga organizimi i tij, ndërsa u diskutua edhe për mundësinë e organizimit të një festivali ndërkombëtar folklorik në Gostivar, sipas modelit të festivalit “Moaça”.

“Komuna e Gostivarit gjithmonë ka qemë e gatshme të ndihmojë kulturën, e posaçërisht shoqëritë apo individët të cilët punojnë me përkushtim dhe arrijnë rezultate në fusha të ndryshme të kulturës”, theksoi sekretari Naxhi Xhelili.
Së fundi, kjo shoqëri është kthyer nga Prizreni i Kosovës me dy çmime të rëndësishme. Si shoqëri e vetme shqiptare nga Maqedonia, Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani”, ka arritur te merr çmimin për paraqitja skenike më të bukur si dhe çmimin për instrumentalit më të mirë të festivalit.
Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” , nga Çegrani i Gostivarit, brenda vitit
ka pasur prezantim të programit të tyre edhe në Radio Televizionin e Kosovës.
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...