10.10.2011
Të shtunën në Gostivar u organizua Festivali i vjeljes, manifestim ky i dedikuar për ushqimin e shëndetshëm dhe shpirtin sportiv. Pjesëmarrësit dhe vizitorët morën pjesë në aktivitete të ndryshme - vrap nëpër rrugët e qytetit, prezantim i prodhimeve organike, ekspozitë me fotografi dhe lojëra zbavitëse për fëmijë. 

Prezantimi i produkteve organike dhe ekspozita e fotografive me rastin e 50 vjetorit të Korpusit  Amerikan të Paqes, të planifikuara për në sheshin e qytetit, për shkak të motit me shi, u mbajtën në hollin e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, ku garuesve më të suksesshëm në maratonën në 5 km, iu  ndanë medalje dhe mirënjohje.

"I përgëzoj organizatorët për mbarëvajtjen e këtij eventi, ndërsa garuesit për suksesin dhe qëndrueshmërinë e treguar. Jam veçanërisht i kënaqur që në maratonë kishim edhe përfaqësues tonin i cili me sukses mbrojti dinjitetin e administratës komunale", theksoi sekretari i komunës, Naxhi Xhelili. Ai njoftoi se vitin e ardhshëm,  për këtë festival i cili tashmë shndërrohet më tradicional, Komuna e Gostivarit do të japë mbështetje më të fortë financiare dhe logjistike. 

fest_vjel_101011-1.jpg

Manifestim, sivjet për herë të dytë e organizoi Shoqata Rajonale e Mbarështuesve të Dhenve në Maqedoninë Perëndimore, ndërsa e mbështetën Komuna e Gostivarit dhe të Korpusi Amerikan i Paqes (Peace Corps).
 
Ekspozitën me fotografi të Korpusit të Paqes, në ditët e ardhshme qytetarët do të mund ta vizitojnë në Pres qendrën e Komunës së Gostivarit.
EDHE NJE FTESE KA ARDHUR SOT NE ADRES TE SHKA JAHI HASANI. BEHET FJAL PER FTESEN QE VJEN NGA SHOQATA E FERMEREVE DHE KULTIVUESVE TE DHENVE 
ME SELI NE GOSTIVAR TE SHTUNEN 8.10.2011 ORA 14 NE AMFITEATRINE FAKULTETIT PER TEKNOLOGJI USHQIMORE I USHT NE GOSTIVAR DO TE MBAHET PROGRAM ARTISTIK NE NDER TE ''FESTIVALIT TE VJELJES"' QE PRGANIZOHET PER SE DYTI HER NE GOSTIVAR.PER SHKAK TE MOTIT ME SHI PROGRAMI ARTISTIK DO CFAQET NE AMBIENT TE MBYLLUR..NDER TE FTUAR ESHTE EDHE SHKA''JAHI HASANI''CEGRAN ..
Festivali i dhjetë i folklorit të përpunuar “Burimet e Sharrit” 2011

-Këshilli për Organizim të Paradës së Kostumeve popullore-



FTESË: SHKA'' JAHI HASANI''-CEGRAN
( kryetar z.Zani Memedi)


Gjatë gjysmës së dytë të muajit shtator,pikërish nga data 22 – 23.09.2011, Shoqata kulturore “Burimet e Sharrit” nga Tetova, do ta organizojë dhe do ta mbajë Festivalin e dhjetë të këngëve dhe valleve folklorike të përpunuara.
Në kët festival, një natë do t’i kushtohet edhe Kostumeve popullore të cilat ruajnë etnografinë tonë pupullore shqiptare nga lashtësia e deri më sot.
Fftoheni që të merni pjesë në ket festival me dy përfaqësues tuaj (një mashkull dhe një femër) me një përgjegjës të cilët do ta prezantojnë veshjen tuaj më të bukur (të dhëndërisë, nusërisë, vajzërisë, djalërisë apo pleqërisë) në Paradën e kostumeve popullore e cila do të mbahet në Pallatin e kulturës në Tetovë ME DATë 22.09.2011.
Organizatori për ju siguron, darkën (për gjithsejt tre anëtarë).
Harxhimet e rrugës i bartni vetë.
Pasi të mbarojë darka dhe mbrëmja gazmore, Ju jeni të lirë.
Paraqitja në këtë Paradë të Kostumeve popullore mund të bëhet në adresë:

Shoqata kulturore “Burimet e Sharrit” Tetovë. Rruga “154” Nr. 11
Ose në E-posta: zilfi.aliu@pofix.com
Ose nëpërmjet telefonave: 070-263-045, 070-601-376, 044-336-680.
Për pjesëmarrësit do të ket DIPLOMA me shkrim, nga ana e organizatorit.



Me respekt!

Nga këshilli organizativ




Kryetari,

Zilfi ALIU
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...