Gradeci përkujton Mehmet Pashë Derallën
Festa e 28 nëntorit, për banorët e fshatit Gradec, do të jetë një festë e dyfishtë. Pikërisht në këtë datë, në fshatin e tij të lindjes do të ngrihet busti i heroit kombëtar Mehmet Pashë Derralla, i njohur në analet e historisë si ministër i parë i mbrojtjes në qeverinë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemali. Në ditën e flamurit, po ashtu do të përurohet edhe lapidari i lirisë që u dedikohet të ekzekutuarve të masakrës së Gradecit gjatë fillimit të shekullit XX. Neset Dauti, i ngarkuar për marrëdhënie me publikun nga Këshilli Organizativ, potencoi se në organizimin qendror të 28 nëntorit, të ftuar janë edhe ministrat e mbrojtjes të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, Fatmir Besimi, Arben Imami dhe Agim Çeku. Gjithashtu ne kete manifestim dhe me rastin e ngritjen e bustit te Pashait do mare pjese Sh.K.A. "JAHI HASANI" me disa pika artistike. Poashtu me 28 Nentor ne mbremje do jemi ne Pallatin e kultures ne Gostivar ku do te promovojme vallen me te re ne repertoarin artistik te grupit artistik Jahi Hasani, Famleminderit ju Mirepresim.
Adm Merlind.R
Kategoritë
- Aktivitete (39)
- Arkiv (7)
- Audio (1)
- Certifikata (1)
- Diploma (7)
- Festivalet (48)
- Ftesa (29)
- Gazetat (28)
- Guestbook (1)
- Internet (3)
- Mirënjohje (15)
- Njoftime (8)
- Pllakat (8)
- Shpërblime (14)
- Video (28)