TV2 dhe Koha shkruajnë për SHKA "Jahi Hasani" mbas kthimit nga Turqia


Kthehen nga Turqi si më të mirët !



Në një konkurrencë të madhe mes Shoqërive Kulturo Artistike të shumë shteteve pjesëmarrëse, Shoqëria Kulturore dhe Artistike “Jahi Hasani” nga Gostivari, është shpallur si grupi më i dalluar artistik i shoqërive mysafire në festivalin “Atça Cilek Festival 2012“ që është mbajtur në Turqi. Mirënjohja ka ardhur nga kryetari i komunës së Atçes, Mustafa Çinar. “Me parakalimet shumë të veçanta dhe me performancat e shkëlqyera arritëm të dëshmojmë fuqinë tonë artistike dhe të tregojmë se skena ndërkombëtarë është e merituar. Grupi artistik dha shfaqjet e bukura, publiku mbi 5 mijë vetash u kënaq dhe me shumë ovacione priti prezantimet tona”, theksoi kryetari i Shoqërisë Zani Memedi. “Dëshmuam se mundemi edhe më shumë dhe ketë e dëshmuan më së miri anëtarët tonë në skenën e madhe të festivalit Disiplina e madhe dhe shkëlqimi skenik ishin dy veçoritë që u dalluan në këtë festival. Muzika e gjallë, ekzekutimi perfekt i valleve ishin atmosfera e vërtetë festive e festivalit. Shumë shqiptarë të atjeshëm na përcollën dhe të përlotur na përshëndetën pas festivalit. Pritja, kushte fenomenale skenike si dhe akomodimi ishin vërtetë një stimul i madh për daljet tona të bukura”, u shprehën Valdet Iseini dhe Vidan Saliu, koreografë të kësaj shoqërie. “Ishte një sfidë që e arritëm me shumë gëzim e kënaqësi, kthehemi me sukses të veçantë dhe më të mirë nga grupet e huaja pjesëmarrëse. Le të jetë ky sukses një tregues i mirë për gjithë ne, se me punë dhe me angazhim maksimal mundet të arrihen objektiva të vështira. Personalisht për mua ishte sfidë e veçantë skena e madhe e festivalit, publiku aq serioz dhe artdashës”, tha valltari berat Xhelili. “Për ne ishte një përvojë e jashtëzakonshme sepse vetëm këto skena janë arena e vërtetë e artistëve. Ne dëshmuam dhe dhamë maksimum të jemi më të mirët. Në adresën tonë tashmë kanë arritur shumë ftesa për pjesëmarrje në festivale të ndryshme”, thekoi valltarja Majlinda Aqifi. Brenda kohës, Shoqëria Kulturore dhe Artistike “Jahi Hasani” do të merr pjesë në më tepër festivale, siç janë festival “Burimet e Sharrit”, festivali burimor “Sharri Këndon”, festivali i Gjilanit si dhe festivali ndërkombëtarë “Maoca – 2012”, që po mbahet në Bosnje e Hercegovinë. (D.Z)
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...