Viti 2012 jashtëzakonisht i suksesshëm për SH.K.A “Jahi Hasani” – Çegran (Foto Galeri)

Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit, organizoi takim me anëtaret dhe me mbështetësit e saj për të raportuar për sukseset dhe për të ndarë mirënjohje për të gjithë ata të cilët kanë dhënë kontribut që kjo shoqëri të prezantohet sa më mirë në festivalet që kanë marr pjesë gjatë vitit 2012.  
Kryesia e SH.K.A. "Jahi Hasani" – Çegran, shpalli edhe artistët dhe artistet me te dalluar të kësaj shoqërie, duke i nderuar me titullin "ARTIST I VITIT". Nga grupi i djemve titullin “Artist i Vitit” e morën BERAT XHELILI dhe  TRASHIGIM ASANI, ERXHAN ABDULI,  kurse nga grupi i vajzave: MAJLINDA AQIFI, ALBINA MUHAREMI dhe ZURJETA REXHEPI. Falënderim dhe mirënjohje speciale morën edhe dy koreografet e shoqërisë Dr.VALDET ISEINI dhe Prof.VILDAN SALIU. Gjithashtu kryesia e shoqërisë ndau lëvdata dhe mirënjohje për valltaret, grupin muzikor dhe njerëzit qe kane dhëne kontribut dhe përkrahje gjatë vitit 2012. 
Udhëheqësia e Shoqërisë Kulturore Artistike “Jahi Hasani” - Çegran, shprehi falënderime dhe mirënjohje edhe për mediat të cilat kanë dhënë kontribut dhe i kanë përcjellë aktivitetet e kësaj shoqërie, ndër ta edhe Portalin www.radiovala.com, TV KOHA Tetovë dhe gjitha mediat tjera. 
Në fund, kryesia e Shoqërisë paralajmëruan se edhe viti 2013 do të jetë mjaftë i suksesshëm dhe se kjo shoqëri do të ketë mjaftë pjesëmarrje. Sukseset e arritura dhe paraqitja e mirë, ka bërë që në adresën e SH.K.A “Jahi Hasani” – Çegran, të vijnë shumë ftesa për pjesëmarrje në festivale të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. 

Më poshtë janë deklaratat e kryetarit të Shoqërisë “Jahi Hasani”, koreografëve dhe disa nga artistët e kësaj shoqërie.  
Zani Memedi, Kryetar i Shoqërisë Kulturore Artistike “Jahi Hasani – Çegran - “Kam kënaqësinë e veçantë që sonte shpallëm “Artistët e Vitit”. E kam pasur të vështirë që bashkë me kryesinë të shpallim ata artistë që janë të dalluar për shkak se ky ekip kaq i madh ka pasur suksese të jashtëzakonshme dhe ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm, ku ne e kemi përmbyllur me suksese të mëdha, me çmime ndërkombëtare. Gjithë kjo punë që është bërë nuk do të bëhej pa njerëz, pa individë, pa ekip, pa njerëz të cilët na kanë qenë prapaskena jonë, por unë do të falënderoj koreografin nga Kosova i cili ka bërë gjithë këtë punë kaq të madhe që kemi arritur kaq shumë, është koreografi Dilaver Kryeziu. Ne jemi vazhdimësia e tij dhe bashkë me koreografët tanë dhe ekipin, kemi bërë punë që ne të dallohemi dhe veçohemi me vallet. SH.K.A “Jahi Hasani”, shpresoj që këtë vit të jetë në kondicion, formë dhe të del në prezantimet ndërkombëtare”.  
Vildan Saliu, koreograf i SH.K.A “Jahi Hasani” – Çegran - “Pas daljeve të shumta nëpër festivale të ndryshme në vend dhe jashtë vendit, ne si kryesi dhe udhëheqësi e këtyre anëtarëve jemi shumë të kënaqur me arritjet që i kemi bërë. Edhe pse jemi grup amator, por me punën dhe përkushtimin që e kanë treguar anëtaret, kanë treguar një profesionalizëm të vërtetë dhe nga ky profesionalizëm jorastësisht kanë ardhur këto çmime te ne. Ne kemi bërë një punë të palodhshme në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës tonë të bukur shqiptare. Kjo është një e arritur e madhe. Mbi të gjitha shoqëria jonë ka pasur festivale të ndryshme ku ka marr pjesë dhe më i rëndësishmi për ne është Festivali në Vlorë në qytetin historik, ku u festua 100 vjetori i Shtetit Shqiptar. Ne jemi krenar me këtë arritje të madhe, që me prezantimin tonë, kemi arritur të kënaqim shumë njerëz të cilët e duan artin dhe kulturën tonë të bukur. Këto mirënjohje që i ndau kryesia për ne si koreograf është një sukses dhe një stimulim që ne të ardhmen të vazhdojmë edhe më shumë në këtë drejtim, sepse ne si popull kemi rini të shënosh dhe me këtë rini vetëm duhet të angazhohemi që këto t’i orientojmë në rrugë të duhur”. 
Valdet Iseini, koreograf SH.K.A “Jahi Hasani” – Çegran – “Edhe sivjet shoqëria jonë tregoi për rezultatet e arritura për vitin 2012 dhe për planet për vitin 2013. Shoqëria jonë edhe këtë vit pati suksese si në skenën kombëtare por edhe atë ndërkombëtare, duke e llogaritur daljen në festivalin e Bosnjës, Turqisë dhe e fundit festivali që u mbajt në Vlorë për 100 vjetorin e Shtetit Shqipta”r.  
Berat Xhelili – “ARTIST I VITIT” - “Pikë së pari është një privilegj i madh dhe kënaqësi e madhe të jesh pjesë e njërës prej shoqërive më të suksesshme dhe më aktive shqiptare në Maqedoni. Ndjehem shumë krenar dhe shumë i emocionuar. Ky çmim ka shumë rëndësi shumë të veçantë për mua dhe më jep shumë vullnet dhe motivacion që të vazhdoj edhe më tej të punoj, të jap kontribut për traditat tona shqiptare, artin dhe kulturën tonë që është shumë e pasur Manifestimi i Vlorës për 100 vjetorin e Pavarësisë ka qenë kulminacioni i karrierës si artistë në skenë"
Majlinda Aqifi “ARTISTE E VITIT” – “Të jesh në këtë përzgjedhje është diçka e pabesueshme, për shkak se unë nuk jam vetëm artiste e SH.K.A “Jahi Hasani”, por edhe e gjithë Pollogut. Mendova se kryesia kësaj radhe do të fillonte nga anëtaret më të ri që tu jep frymëzim dhe më tepër kurajo, por ata nuk bënë kurajo, por zgjedhjen meritore”   
Trashigim Asani “ARTIST I VITIT” – “Pjesëmarrja ime në këtë shoqëri daton që para 10 viteve dhe me një entuziazëm dhe me palodhshmëri kam marr ndjekur të gjitha aktivitetet e kësaj shoqërie, duke u falënderuar udhëheqësve tanë duke u falënderuar udhëheqësve tanë të cilët na drejtuan drejtë këtyre sukseseve. Gjatë vitit 2012, kemi pasur shumë manifestime, si në Bosnjë, Turqi, Shqipëri, por ajo që më së shumti më ka lënë përshtypje dhe që do ta mbaj mend çdoherë është manifestimi për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ky çmim për mua ka vlerë shumë të madha sepse do më motivoj që në të ardhmen të ecim drejtë sukseseve dhe meritave më të mëdha"
Albina Muharemi “ARTISTE E VITIT” - “Për mua çmimi “Artiste e Vitit, është një privilegj shumë i madh, sepse të të ndahet çmimi si artiste e vitit është një gjë shumë e madhe. Shoqëria jonë është ndër shoqëritë që ka marr pjesë në shumë festivale të mëdha”
Erxhan Abduli “ARTIST I VITIT” – “Jam krenar shumë që e kam marr çmimin ndër artistët më të mirë të shoqërisë kulturore artistike. I falënderoj të gjithë anëtaret e shoqërisë që ma dhanë përkrahjen kur e mora çmimin “Artist i Vitit”
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...