Drenas 2010

Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës,  Z.Hashim Thaçi
Ministria e Kulturës
Komuna e  Drenasit
Instituti Albanologjik i Prishtinës
Organizojnë  me datën 21-22-23-24-25 shtator, nga ora 19,oo në sheshin Fehmi Lladrovci  në Drenas  veprimtarinë më të  rëndësishme kulturore të vitit; Revistën e Folklorit Burimor  Shqiptar, Drenas 2010.
Ku do të marrin pjesë  : 
Grupet folklorike të Kosovës: nga Peja, Deçani, Klina, Gjakova, Malisheva, Fushë-Kosova, Drenasi, Ferizaj, Shtimja, Vushtrria, Mitrovica, Dardania, Gjilani, Vitia, Suhareka, Dragashi etj
Grupet folklorike të Shqipërisë: nga Peshkopia, Gjirokastra, Saranda, Elbasani, Vlora,Tropojë, Librazhdi, Gramsh, Leshnja, etj.
Marrin pjesë gjithashtu grupet folklorike  të shqiptarëve  të Maqedonisë, të Malit të Zi,
të Preshevës dhe një grup folklorik nga arbëreshët e Italisë  
Ftojmë të gjithë qytetarët e Drenasit dhe mbar trojeve shqiptare  te ndjekin këtë ngjarje të rëndësishme kulturore e artistike të trashëgimisë sonë shpirtërore, edhe për faktin që këto vlera të konservohen për brezat e ardhshme.
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...