Jahi Hasani”, në festivale ndërkombëtare !

Periudha në vazhdim, do të jetë e ngjeshur me aktivitete të njëpasnjëshme për Shoqërinë Kulturo Artistike “Jahi Hasani”. Janë tre aktivitete me karakter ndërkombëtar, për të cilat anëtarët e kësaj shoqëria tashmë intensivisht janë duk bërë përgatitjet e nevojshme për prezantim.
“Këto ditë s’kanë të ndalur ftesat në adresë të shoqërisë sonë. Kemi konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin ndërkombëtar që po mbahet në Maoca të Bosnjës. Shumë shpejt do të dihet pjesëmarrja jonë në një festiv tjetër po ashtu ndërkombëtar në Poloni. Kemi edhe një ftesë tjetër për një festival ndërkombëtar në qytetin Gemlik të Turqisë. Për ftesën e fundit, shoqëria jonë ende nuk ka marrë vendim për pjesëmarrje. Shumë shpejt do të dihet edhe përgjigja jonë”, potencoi Zani Memedi, kryetar i Shoqërisë Kulturo Artistike “Jahi Hasani” nga fshati Çegran.
Ai shton se ftesat e arritura së fundi në adresë të kësaj shoqërie, vjen si rezultat i prezantimeve të bukura dhe të dalluara. Me theks të veçantë përmend ftesën për festivalin e Bursës, të cilën e vlerëson të një rëndësie të veçantë edhe për vet shoqërinë.
Janë mbi 50 prezantime të Shoqërisë Kulturo Artistike “Jahi Hasani” nga fshati Çegran që janë janë realizuar brenda dy viteve të fundit.
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...