Vallja "Dasma e Gostivarit"
Kategoria : Aktivitete
Valle me motive dasme të rethit të Gostivarit njëherësh edhe emri i saj "Dasma e Gostivarit" dëshmuan dhe treguan se grupi artistik i valleve të grupit të Çegranit di të ruaj, kultivojë dhe të prezantojë para publikut valle të interpretuara me kualitet dhe origjinalitet të jashtëzakonshëm traditat dhe artin e rethit të Çegranit dhe Pollogut në përgjithësi.
Valle kjo e prezantuar në disa skena ndërkombetare sic është "Festivali ndërkombëtar në konkurencë të jashtëzakonshme me shtete nga Evropës i mbajtur në Republikën e Bosnjës, gjithashtu në F.F.B. Sharri Këndon - TETOVË, F.F "Hasi Jehon" - Prizren dhe shum prezantime tjera, me koreografi nga prof. Dilaver Kryeziu tregon se eshte nje valle shum e bukur, dhe e fuqishme ne repertoarin e valleve te grupit artistik "JAHI HASANI.
Video nga Festivali "Hasi Jehon" - Prizren Salla Shabani me Grupin dhe Imer Sejdini solist i vjeter i Grupit tone te kengeve duke performuar ne skenen e ketij festivali prestigjioz.
Ku gjithashtu ky grup mori edhe dy cmime te medhaja ne kete festival.
(video per shkaqe teknike eshte publikuar me vonese)
Mirembetshi (MR)
Ku gjithashtu ky grup mori edhe dy cmime te medhaja ne kete festival.
(video per shkaqe teknike eshte publikuar me vonese)
Mirembetshi (MR)
17.08.2011
Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, në organizim të Komunës së Bajrampashës dhe me mbështetje të Komunës së Gostivarit në cilësinë e nikoqirit, mbrëmë nën moton “Vëllazëria nuk njeh kufij”, u shtrua iftar për rreth një mijë besimtarë myslimanë.
Në këtë ngjarje madhështore miqësore morën pjesë kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani, kryetari aktual i komunës së Bajrampashës Atila Ajdëner dhe ish kryetari i të njëjtës komunë Hysein Byrge, ministri i arsimit të Turqisë Omer Binçer, ministri pa resor në Qeverinë e RM-së Hadi Nezir, deputetë në parlamentin e Turqisë dhe të Maqedonisë, myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu dhe personalitete tjera politike shoqërore dhe fetare nga Maqedonia dhe Turqia.

Pas iftarit të përbashkët, lutjen që Allahu t’ua bëjë kabull ditën e agjëruar të gjithë besimtarëve të pranishëm, e bëri myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu.
Të pranishmëve, në cilësinë e nikoqirit iu drejtua, kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani i cili përshëndeti mysafirët e lartë nga Turqia dhe i falënderoi për iftarin e shtruar për të dytin vit radhazi.
Të pranishmëve me fjalime rasti iu drejtuan edhe kryetari i komunës Bajrampasha, ministri i arsimit të Turqisë, si dhe ministri pa resor në qeverinë e Maqedonisë Hadi Nezir.
Shoqeria Kulturore Artistike "JAHI HASANI" ftohet te mare pjese me pika artistike ne nje iftar te perbashket qe organizohet ne Tetove nga Komuna e Bajram Pashes nga Turqia.
Komuna e Tetovës në bashkëpunim me komunën Bajram Pasha nga Turqia, të mërkurën (17 Gusht 2011), në sheshin “Iliria” do të organizojë pritjen e iftarit.Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë iftar të përbashkët. Komuna e Tetovës edhe njëherë ua uron muajin e bekuar të Ramazanit të gjithë besimtarëve mysliman, me dëshirën që ky muaj i sakrificës të transmetojë paqe, hare, mirëqenie e begati në shtëpinë e secilit.Shpresojmë që iftari i përbashkët që do të shtrohet në sheshin “Iliria” do të jetë një pjesë e përmbushjes së idealeve të muajit të shenjtë të Ramazanit që janë për sakrificë e solidaritet njerëzorë dhe ndihmë për njëri-tjetrin.

Gostivari ishte nikoqir i manifestimit “Ramazani në Ballkan” të organizuar nga Komuna Bajrampasha (Republika e Turqisë) në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, manifestim ky që për çdo vit mbahet në disa vende ballkanike.
Konvoji i bereqetit nën moton “Vëllazëria nuk njeh kufij” më 16 gusht 2011 me fillim në orën 19:00 te parkingu përballë Shtëpisë së kulturës u organizua iftar i madh, në të cilin u sherbye ushqim për qytetarët.

Në iftarë ishin prezent kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, delegacion i lartë prej komunës së Bajrampashës, kryetarë komunash dhe deputetë të parlamentit të Turqisë, si dhe Shoqeria Kulturore Artistike "Jahi Hasani" - Çegran-Gostivar qe prezantoi para publikut dy valle te bukura tradicionale shqiptare nga grupi artistik i valleve.
Qindra qytetarë morën pjesë në manifestimin tanimë tradicional të cilin e organizon Komuna e Gostivarit “Dita e piteve” dhe shijuan specialitetet tradicionale nga treva e Gostivarit me përbërje brumore.Sivjet “Dita e piteve” u mbajt në amfiteatrin e hapur pranë lumit Vardar, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij manifestimi u përkujdesën Zyra për zhvillim ekonomik lokal dhe implementim të projekteve në partneritet me Shoqatën për kultivim të dhenve në Maqedoninë perëndimore dhe SHKA Jahi Hasani nga fshati Çegran.Qytetarët e shumtë nga Gostivari dhe vendbanime tjera, patën mundësinë të shijojnë nga specialitetet e shumta të përgatitura nga amviset e shkathëta si dhe të përcjellin programin kulturor nga SHKA Jahi Hasani nga fshati Çegran me këngë, valle dhe rrite folklorike.Ketu mund te shikoni disa fotografi nga Manifestimi "DITA E PITEVE" (kliko te linku me posht)
“Amviset tona me shkathtësitë e tyre mund t’u konkurrojnë edhe gastronomëve më të njohur botëror ” tha mes tjerash kryetari i komunë së Gostivarit Rufi Osmani, në fjalimin e tij të shkurtër para të pranishmëve.
http://www.flickr.com//photos/komunagv/sets/72157627205383199/show/
Faleminderit Mirembetshi... Merlind R.
Kategoritë
- Aktivitete (39)
- Arkiv (7)
- Audio (1)
- Certifikata (1)
- Diploma (7)
- Festivalet (48)
- Ftesa (29)
- Gazetat (28)
- Guestbook (1)
- Internet (3)
- Mirënjohje (15)
- Njoftime (8)
- Pllakat (8)
- Shpërblime (14)
- Video (28)
Poste të rastit
Arkivi
-
▼
2011
(43)
-
▼
August
(7)
- Shoqëria Kulturore Artistike ju uron festën e madh...
- Vallja "Dasma e Gostivarit"
- Salla Shabani dhe Imer Sejdini duke debutuar në "H...
- Një mijë besimtarë në iftar të përbashkët
- Iftar i përbashkët në sheshin “Iliria” - TETOVE
- U mbajt Vëllazëria nuk njeh kufij – Iftar të madh ...
- U mbajt “Dita e piteve 2011” dhe u përurua Shëtito...
-
▼
August
(7)